Në Kuvend sot do ta vazhdojnë seancën e 64 me diskutimin për draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.
Mbrëmë deputetët me 65 vota “pro”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur” miratuan draft-amendamentin XXXIV, ndërsa paradite miratuan draft-amendamentin, i cili parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” Marrëvesjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës.










