Vazhdon dhe rritet numri i viktimave nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, e konfirmon zv. Ministri Nuhiu

Gjatë ditës të sotshme në autostradën Shkup-Tetovë në kilometrin e 7-të, ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, ku mbi 20 persona janë lenduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, shkruan InfoShqip.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka konfirmuar se numri i viktimave në tragjedinë në autostradën Shkup-Tetovë ka arritur në tetë.

Por nga informatat jo zyrtare nga InfoShqip, mësohet se deri më tani numri ka arritur në 10 viktima. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu