Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi ndaj organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
Çështja është në procedurë dëshmie dhe në seancën e sotme mbrojtja duhet të fillojë me paraqitjen e provave.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Vilma Ruskovska.










