Vazhdon të demantohet Vucic: Edhe në Katar konfirmohet se Libia nuk ka çnjohur Kosovën

Ambasada e Kosovës në Katar ka njoftuar se Ambasadori Fuad Morina është takuar me ambasadorin e Libisë, Mohamed Moustafa Ellafi, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e fuqizimit të tyre.

Ky takim vjen pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pretendoi se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.

Ambasadori Fuad Morina ka takuar ambasadorin e Libisë, Sh. T. Mohamed Moustafa Ellafi. Gjatë takimit, janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për fuqizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu