Vazhdon tradita e anulimit të seancave gjyqsore, kësaj here anulohet “Fortesa 2”

Seanca e sotme për rastin “Fortesa 2” është anuluar për më dy tetor. Gjykata që dy muaj pret njoftim nga MPB për atë se është lëshuar fletëarrest për Goran Grujevskin, i akuzuari i parë i rastit.

Një njoftim i tillë nuk ka arritur as në PPS. Grujevski është në arrati më shumë se dy muaj, bashkë me Nikolla Boshkovski.

Grujevski dhe gjashtë persona tjerë të punësuar në DSK ngarkohen për falsifikim dhe shkatërrim të dokumenteve të ndërlidhura me përgjimet masive ilegale. Që të gjithë i mohonin të gjitha akuzat si të pabaza./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu