Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka shkuar në 84 ndërkohë dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur. Në këtë tragjedi ka pasur edhe viktima me origjinë shqiptare.
Pas gruas nga Saranda, gjatë ditës së sotme është konfirmuar viktima e dytë nga vendi ynë. Bëhet fjalë për Viktor Cekon nga Narta i cili ka emigruar në Greqi në vitin 1991.
Raportohet se ai ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ambasada Shqiptare në shtetin helen.
Dy ditë më parë u konfirmua edhe lajmi për vdekjen e një gruaje nga Leshnica e Sarandës.
Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj në qytezën mati.