Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për aksidentin e rëndë që ndodhi më 29 janar në Shkup, ku humbi jetën Frosina Kulakova. Ai në seancën paraprake e pranoi fajësinë.
Sipas aktakuzës, Jovanov ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi prej 91 km/h në bulevardin “Aradhet Partizane “. Në një vendkalim për këmbësorë, ai ka kaluar në të kuqe dhe ka goditur Frosinën, e cila kalonte në të gjelbër. Nga goditja e fortë, ajo pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
View this post on Instagram