Një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Matit, ku mësohet se burri po qëndronte në oborrin e banesës së tij kur u godit nga shkarkesa elektrike, çka i solli humbjen e jetës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ngjarja konfirmohet nga policia.