Vdes legjenda e xhazit, Toots Thielemans në moshën 94 vjeçare

Muzikanti belg Toots Thielemans i konsideruar si mbreti në rang botëror i harmonikës, vdiq sot në mëngjes në moshën 94 vjeçare, njoftoi për median agjentja e tij, Veerle Van de Poel.
“Ai vdiq në gjumë, një muaj pas shtrimit në spital për shkak të një rrëzimi të ndodhur më parë”, u shpreh ajo.

I lindur më 29 prill në vitin 1922 në Bruksel, Toots Thielemans u zhvendos në fundin e viteve 1940 në SHBA ku ai shoqëroi emrat më të mëdhenj të muzikës xhaz, nga Ella Fitzgerald tek Charlie Parker për të kaluar tek Bill Evans ose Gilberto Gil.

Muzikanti i parë që u dallua për origjinalitetin e tij me marrjen e “patentës së fisnikërisë” për harmonikën kromatike, ky instrument i vogël me një gjatësi rreth 15 centimetra, mjaft i vështirë për t’u zotëruar, ai ishte gjithashtu një kitarist i talentuar.

“Ai njoftoi në marsin e vitit 2014 për dhënien fund të karrierës së tij, pasi nuk ndjehej në formë të mirë shëndetësore për të siguruar mbarëvajtjen e një koncerti të plotë”, tha në një deklaratë menaxheri i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu