“Vdiqaaa”, Besi i nxjerr videon që nuk do të donte Xhensilës dhe tregon frikën e saj të madhe: Bëftë hajër kush e ka filmuar (VIDEO)

Pak kohë më parë, Bes Kallaku zbuloi një nga frikërat më të mëdha të Xhensilës.  Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizz-t që vazhdimisht ndajnë në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre private. Madje Besi na tregoi gjatë shtatzënisë së Xhensilës se ajo i kishte tmerr gjilpërat.

Në video ajo shfaqej gati duke qarë pasi doktoresha do i merrte gjak më gjilpërë për t’i bërë analizat e shtatzënisë.

Këngëtarja ia kishte shtrënguar aq shumë dorën Besit nga frika, sa i kishte lënë shenjat e unazës.

Por jo vetëm gjilpërat, Xhensila paska edhe një frikë tjetër, të cilën e ka treguar në një video të kapur rastësisht nga dikush në rrugë.

Këngëtarja i shmanget një qeni të vogël që i kalon pranë në mënyrën më epike të mundshëm.

Sapo e sheh ajo ndërron krahun dhe lë Besin që të përballet me të.

“Vdiqaaaaaaaaaa hahahahahaaha, boft hajër kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e lë zemra sapo dëgjon të lehurën e një qeni”, shkruan Besi në video.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu