Vendet e rajonit paralajmërojnë masa ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të mos hapjes së kufijve

Nëse Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Shkup ketë javë nuk rekomandon hapjen e kufijve, vendet fqinjë dhe të rajonit pritet të ndërmarrin masa ekonomike ndaj Maqedonisë së Veriut.

Është e padrejtë ligjore dhe njerzore që qytetarët të kthehen mbrapsht nga pikat kufitare apo mos të lejohen të dalin. Partitë politike duhet ta kenë parasysh se në veçanti kthimi i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë rrit edhe presionin ndaj tyre. Për këtë llogaria është e tyre.

Virusi është dhe do mbetet prezent. Probabiliteti në çdo vend të rajonit dhe botës ështe +10% dhe numri i të infektuarve varet nga numri i testeve. Bilanci nuk është bazë për masa shtrënguese, por për t’i vendosur vatrat nën kontroll.

Energjia e institucioneve mes tjerash duhet të koncentrohet në ngritjen e vetëdijes shoqërore për vendosjen e maskave. Në disa rajone ku virusi ka krijuar vatra, ka shumë pak gjoba dhe kallëzime për mosrespektim të masave apo edhe nuk ka fare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu