Vendi përballet me 40 zjarre në ditë, goma të djegura në mënyrë të dyshimtë në Osogovë!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 40 zjarre, prej të cilëve 33 zjarre janë shuar, 5 janë akoma aktive dhe 2 të tjerë janë vënë nën kontroll. Sipas planveprimit të përgatitur nga Shtabi qendror për menaxhim me krizat përkrahë ekipeve të Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ në këto aksione nga mëngjesi janë aktivizuar edhe dy Air-Traktor të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe automjete të specializuara si pizgavera.

“Aktiv është akoma zjarri në Komunën e Vasilevës, ku në dy ditët e fundit është përhapur edhe drejtë Komunës së Radovishit tek fshati Viçino, më saktë në malin e madh, ku po digjen pyje të larta dhe bimësi e ulët”, tha Nadica Vçkova, shtabi qendror për menaxhim me krizat.

Drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Stojançe Angellov tha se dje pasdite kanë kapur një sasi të gomave në male, në Malet e Osogovës. Në një aksion të përbashkët me Ministrinë e Brendshme, ata gjetën më shumë se dhjetëra goma makinash të dyshuara për ndezje të qëllimshme. Angellov tha se janë paraqitur rreth 500 vullnetarë nga i gjithë vendi, të cilët do të trajnohen për tu kyçur në aksionet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Por, një Air-traktor akoma e kanë në servisim.

Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (13.39-14.04)
“Air-traktori tretë pritet të kthehet nga servisi në fillim të gushtit, firma që e bën servisin besoj se ka shumë punë dhe nuk mund të arrijë. U bë goxha një kohë ku janë gjetur disa defekte të paparashikuar dhe kanë marrë më shumë kohë. Në dispozicion kemi 2 helikopter policorë dhe 2 të armatës.”

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse vërejnë sjellje të dyshimta që tregojnë qëllimin për të shkaktuar zjarr larg një zone të populluar, siç janë gomat, dërrasat, paletat prej druri, shishet plastike ose tuba me një lëng që i ngjan benzinës, të telefonojnë menjëherë në 112 ose ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë ose në ndonjë anëtar të policisë ose shërbimit tjetër të sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu