Anëtari i Bordit Eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov ka komentuar punën e Gjykatës Administrative të Maqedonisë pasi vendosi të pranoj ankesat e LSDM-së për rivotim në Tearcë.
”Ky është skenar për të shlyer fitoren e VMRO-së dhe vullnetin e qytetarëve për të mbajtur në pushtet atë parti që deri tani ka punuar për ta. Është e qartë se LSDM, mediumet e LSDM-së dhe të gjithë faktorët tjerë kanë bërë presion për punën e Gjykatës Administrative dhe kjo do të ndikojë edhe në rezultat pasi ata do ta vjedhin votën e lirë. Kjo e zbeh idenë që në Maqedoni do të ketë zgjedhje fer dhe demokratike” tha mes tjerash Todorov.
Ndërkaq, LSDM duke iu kundërpërgjigjur Todorovit argumenton se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan për ndryshime, votuan për jetë të mirë, paga më të larta, kompani të forta vendore, paratë tu kthehen qytetarëve, institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësi për të gjithë.
“Mbi 600 mijë qytetarë u shprehën se nuk ka vend në politikë për Gruevskin, nuk ka krim, nuk ka zgjedhje të vjedhura. Maqedonia do të marrë qeverinë për qytetarët e saj. Proceset demokratike kanë filluar dhe nuk ka kthim prapara””, thuhet në reagimin e LSDM-së.