Vendimi për 24 hektarët rreth Manastirit, historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konsideron se bartja e pronave te Manastiri i Deçanit me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe zbatimi i tij nga Agjencia Kadatsrale e Kosovës e drejtuar nga Avni Ahmeti, paraqet sulmin më të madh juridik ndaj rendit kushtetues pas pavarësisë.

Pas analizës së bërë zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” e që bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Sllobodan Millosheviq, historianët e Deçanit vlerësojnë se ka ardhur koha që Albin Kurti të jep dorëheqje.

“Kosova është rasti i parë në Evropë, i cili zbaton ligjet e ish-vendit kolonial Serbisë dhe i njeh si të aplikueshme ligjet e ish-pushtetit sundues dhe rasti i pronave në Deçan është një argument i padiskutueshëm. Dorëheqja e Kurtit nga detyra e kryeministrit është më se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për faktin se ai shkeli mbi fjalën e tij të dhënë, e të proklamuar që mbi dy dekada, madje e rikujtojmë se ai për ditë të tera e kishte bllokuar e rrethuar Komunën e Deçanit me të vetmin qëllim që të kundërshtonte pretendimet e kreut të Manastirit të Deçanit karshi Deçanit dhe pronave publike si dhe në kohen e tij dhe nga ai vetë u lejua zbatimi i vendimeve të Millosheviqit në Kosovë”, thuhet në reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu