VMRO-DPMNE-ja e ka vlerësuar si skandaloy vendimin e gjykatës administrative për padinë e LSDM-së.
Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë mbrëmë në konferencën për shtyp tha se vendimi është sjellë nën presin të LSDM-së, mediave të afërta të partisë dhe disa faktorëve të tjerë nga jashtë.
“Një prej dëshmive më të mëdha për vendimin e kundërligjshëm të gjykatësve nga Gjykata Administrative e cila vendosi për këtë padi është fakti që në mënyrë jo standarde për praktikën gjyqësore, në elaborimin e vendimit nuk janë theksuar arsyet konkrete ligjore dhe bazat për shkak të së cilave bartet ky vendim, por është theksuar një formulim i përgjithshëm i cili është jo karakteristik, jo tipik dhe i cili përjashtohet nga standardet ligjore – dhe kjo është se kanë ndodhur një seri parregullsish. Cilat janë ato parregullsi, për çfarë lloj parregullsish bëhet fjalë, kjo aspak nuk përmbahet në elaborimin e aktgjykimit”, ka thënë Todorov.
Kujtojmë se Komisioni Shetëror Zgjedhor vendosi sot që këtë të dielë do të rivotohet në Tearcë.
Rivotimi në këtë zonë do të vendosë për qeverinë e re në Maqedoni.