Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce nuk pëlqen që të marrin poste shqiptarët. Kjo dëshmohet qartë se plot 4 muaj në Ministrinë e Shëndetësisë, asnjë post kryesor nuk udhëhiqet nga shqiptarët.
Aktualishtë zëvendësministri dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë së bashku me ministrin Filipce udhëhiqen nga kuadro maqedonas, raporton, portali AMERIKA-RADIO
3 pozicinet kyce në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi udhëhiqen ekskluzivisht nga maqedonasit, dëshmon situatën se shqiptarët janë të përjashtuar nga cdo vendimarrje.
Të punësuarit shqiptar në Ministrinë e Shëndëtsisë, pjesa me madhe tyre, nuk llogariten për asgjë, madje shqiptarët e humbën e Ispektorin republikan për ispektim sanitar, edhe ky nstitucion udhëhiqet nga kuadro maqedonas.
Por shqiptarët I humbën edhe pozita të rëndësishme të drejtorëvë në Klinikat e Shkupit, si Klinika e Kardiologjisë dhe Klinika për Sëmundje të Syve që udhëhiqej nga kuadrot e partisë së Ziadin Selës.
Këta dy drejtori tani udhëhiqen nga kuadro maqedonas, ndërsa Bekim Pocesta dhe Bekim Tateshi dhanë dorëheqje.
Ndryshe më shumë se 5 vite në Ministrinë e Shëndetësisë, sekretar shtetëror ishte Nasuf Ipce nga Kërcova, ndërsa tani ai nuk ka asnjë pozitë për vendimarrje, pasi është diferencuar me sisitemimin e fundit.
Kjo situatë alarmante bën që të mobilizon BDI-në që urgjentishtë të mer ndonjë post të rëndësihëm në Ministrinë e Shëndëtsisë për të parandaluar diskriminimin, dhe të mer poste drejtorësh, e jo të humb sic ndodhi në dy Klinikat e Shkupit.









