Verratti: ‘Është shumë e lehtë të luash me Messin’

Marco Verratti, mesfushori i PSG-së, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit francez. Ai ka folur për disa lojtarë, në veçanti për Lionel Messin, më të mirin në botë për vitin 2021.

Me Messin në fushë, Verratti thotë se është shumë e lehtë të luash futboll, derisa s’ka lënë pa përmendur edhe Kylian Mbappen.

Është e vërtetë që me rolin tim duhet të kuptoj më shpejt lojën e të ardhurve dhe të rris cilësitë e tyre. Të gjithë e njohin Messin apo Hakimin, por në fushë është tjetër gjë. Nuk është e vështirë të luash me këtë lloj lojtarësh. Është e lehtë të bësh një pasim te Mbappé sepse edhe nëse e jep shumë gjatë, ai e rikuperon me shpejtësinë e tij. Është e lehtë t’i bësh një pasim Messit, i cili mund të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm me këmbët që ka. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se këtyre lojtarëve u duhet vetëm kohë për të ndërtuar diçka kolektive dhe jam i sigurt se do të ndodhë së shpejti”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu