Vërshimet në Shqipëri, Rama: Shteti shqiptar në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën pas përmbytjeve dhe vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ka deklaruar se të gjitha institucionet shtetërore janë duke punuar për menaxhimin e kësaj situate.

“Mirëmëngjesi dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e ushtrisë, emergjencave civile, policisë, punonjësit e OSHEE-së, shëndetësisë, bujqësisë, bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu