Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi si pjesë e Aleancës për Shqiptarët nuk ishte pjesë e delegacionit që udhëhiqej nga Ziadin Sela në takimin e zhvilluar mbrëmë me eurokomisarin për zgjerim, Johannes Han. Ai kishte shoqëruar Selën javën e kaluar në takimin me presidentin Ivanov.
Por sipas disa portaleve anonime dhe rrjeteve sociale intervista e shumëpërfolur e Vesel Memedit në ClickPlus në Tv21 dhe qëndrimet e tij për Ali Ahmetin si duket e kanë nervozuar kreun e LR PDSH-së, Ziadin Selën. Portalet kanë spekuluar se kjo ka ndodhur për shkak të kësaj, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Aleanca, duke theksuar se gjithçka është si pjesë e lansimit të shpifjeve të ndryshme nëpër portale./ina