Disa portale lokale nga Gostivari kanë shkruar se RDK që udhëhiqet nga Vesel Memedi, i cili mandatin si deputet i vetëm i kësaj partie e fitoi në kuadër të Aleancës për Shqiptarët pritet që gjatë fundjavës të vendos për dhënien e këtij mandati kreut të LSDM, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë.
Sipas portaleve, nga kjo parti kanë thënë se çdo parti në kuadër të Aleancës ka autonominë dhe të drejtën e vet për të vendosur për hyrje ose jo në qeverinë e re. Vota e Memedit si deputet është tejet vendimtare./ina