Veseli: Më 8 shkurt kemi seancë të zakonshme, ja pse e larguam nga rendi i ditës demarkacionin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se më datën 8 shkurt do të mbahet seanca e radhës, ku nuk do të diskutohet demarkacioni.

‘’Më datën 8 do të kemi seancë plenare, do të diskutohen disa pika të renit te ditës. Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Gjithcka është e zakonshme’’, ka thënë ai.

Veseli thotë se çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën, duke treguar edhe arsyet pse demarkacioni nuk shkon këtë javë në Kuvend.

‘’Shtyrja ka ndodhë për arsyen e arritjes së një konsensusi nacional. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovs përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s “, ka thënë Veseli.

Sipas tij, gjatë mbledhjes u arrit pajtueshmëri që të hiqet kjo pikë e rendit të ditës, deri në një moment të caktuar.

‘Patëm anonimitet, përpos LDK-së që kërkoi të jetë menjëherë në rend dite, e që ishte reaksion ndaj opozitës së ndjeshme por sido që të jetë kishim anonimitet. Jemi duke punuar shume seriozisht, bashkërisht, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje që është e konsensusit nacional. Nuk do të lejoj që të jetë pikë konfrontimi siç është çështja e kufirit me fqinjët e tjerë. Jemi duke lëvizur dalëngadalë por sigurt në vendimmarrje të shtetit. Kuvendi të mos jetë për skena teatrale për të krijuar frustrime dhe shqetësime tek qytetarët’, shton Veseli/Periskopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu