Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi po zhvillon aktivitete intensive në bazë, duke ftuar që anëtarësia e braktisur ti bashkohet dhe të formohen degët e reja, që nga ndarja e grupit të udhëhequr nga Fadil Zendeli.
Ai ka nisur me këtë hap duke formuar disa degë me kryesi të re, e së fundi edhe degën në Kumanovë, ku formoi kryesinë e re. Po ashtu hapi i ardshëm është dega e komunës së Likovës. Përkrahë Memedit tani janë bashkuar edhe disa ish-anëtarë të kësaj partie që kohë më parë ishin me grupin e Zendelit. Këtë e ka theksuar Memedi, duke shtuar se ai edhe zyrtarisht është kryetar i RDK./ina










