Vetëm miqësore? Jo për Neymar dhe Carvajal të cilët luajtën me inate ndaj njëri-tjetrit (VIDEO)

Barcelona fitoi në miqësoren ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në kuadër të International Champions Cup.

Në këtë takim gjithë sytë ishin të rikthyer nga Neymar, i cili nuk arriti më shumë se një asistim dhe disa raste të humbura.

Por, braziliani gjeti mënyrën si të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes në El Clasicon nga Miami.

Në minutën e 12-të Neymar i dha një të shtyrë të panevojshme Dani Carvajalit dhe normalisht që ky i fundit u acarua.

Por, mbrojtësi i Realit nuk e zgjati shumë dhe priti momentin që t’ja kthen brazilianit në të njëjtën mënyrë dhe kjo ndodhi.

Neymar e pranoi me sportivitet dhe me një buzëqeshje ironike, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu