Vetëvendosja vendos që ky person ta zëvendësojë Kurtin si numër një në listë

Gazeta “Bota sot” raporti e para që Albin Kurti do të mbetet jashtë garës zgjedhore, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk e lejon asnjë kandidatë të garojë në zgjedhje, nëse i/e njëjta ka vepër penale në tri vitet e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka ndërmarr veprimin e radhës, për ta zëvendësuar Kurtin në listë.

Burimet e “Bota sot” i thanë gazetës se numri 3 në listë, Glauk Konjufca, do të jetë bartës i listës në vend të Kurtit. Opinioni në Maqedoni e din që Konjufca është nip Shkupi, ku jetojnë dajallarët e tij.

Vjosa Osmani do të mbetet numër 2 në listë.

Gjithashtu “Bota sot” mëson se do të bëhen disa ndryshime në listë, pasi që edhe Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu do të mbeten jashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu