Vetëvendosje mbështet Marshin për Drejtësi

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e mbështet Marshin për Drejtësi, që do të mbahet të dielen me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”. – është shkruar në postim.

VV-ja ka përmendur Rexhep Selimin, ish-shefin e grupit të tyre parlamentar dhe anëtar të Kryesisë, i cili sipas VV-së, së bashku me Lëvizjen ishte kundër themelimit të kësaj gjykate.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu