Vëzhguesit ndërkombëtar do t’i tregojnë rezultatet e para të zgjedhjeve

Vëzhguesit ndërkombëtar sot në konferencën për shtyp do t’i tregojnë rezultatet e para dhe përfundimet për votimin në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare.

Misioni është nismë e përbashkët e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut pranë OSBE/ODIHR, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit evropian.

Rezultatet e para dhe përfundimet do t’i tregojnë Roberto Bateli, koordinues special dhe udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, së bashku me Shtefan Shenah, shef i delegacionit të APKE-së, Azaj Guliev shef i delegacionit të AP-së së OSBE-së, Igor Sholtes, shef i delegacionit të PE-së dhe Tana de Zulueta, shefe e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Shefi i vëzhguesve të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Azaj Gulijev mbrëmë e vizitoi Njësinë zgjedhore 5 në gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup. Ai paralajmëroi se vlerësimi preliminar gjatë zgjedhjeve do të jepet sot prejse do të sublimohen vërejtjet dhe rezultatet e vëzhgimit tërëditor të procesit zgjedhor.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgim është përbërë prej gjithsej 337 vëzhguesve nga 42 shtete, prej të cilave 277 janë vëzhgues afatgjatë dhe vëzhgues afatshkurtër nga rradhët e OSBE/ODIHR, 26 parlamentarë dhe personel tjetër nga AP e OSBE-së, 19 janë nga APKE dhe 15 nga PE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu