Video-shok: Rrëzimi i një luftëtari spanjoll F-18 në Zaragoza

Janë shokuese pamjet e rrëzimit të një avioni luftarak F-18 mesditën e sotme në Zaragoza të Spanjës.

Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit në një trajektore pothuajse vertikale derisa bie si një peshë dhe rrëzohet.

Siç shihet në pamjet, menjëherë pas rrëzimit në tokë, F-18 me dy motorë i Forcave Ajrore Spanjolle është përfshirë nga flakët.

Piloti kapi dhe vendosi sistemin automatik të shpëtimit përpara se F-18 të rrëzohej. Menjëherë pas gjetjes së tij, piloti i avionit luftarak është dërguar për trajtim mjekësor në spital, pasi sipas informacioneve të para ai ka lëndime të rënda në këmbë.

Incidenti ka ndodhur në orën 12:10 (me orën lokale) brenda kompleksit ushtarak, teksa piloti po kryente një test manovrimi me avionin. Papritur piloti humbi kontrollin dhe pasoi rënia vertikale e gjuajtësit F-18.

Piloti aktivizoi me kohë mekanizmin e shpëtimit, duke shmangur dëmtimin fatal. Por përplasja me tokën rezultoi me lëndime të rënda në gjymtyrët dhe krahët e tij si dhe në ijë, sipas raporteve fillestare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu