Video shokuese tregon çfarë ndodh nëse hyni në zonën ‘aliene’ Area 51 në SHBA

Ka shumë gjëra që mund t’i fusin njerëzit në telashe nëse i bëjnë pa leje, dhe një prej tyre është dhe hyrja në zonën famëkeqe të bazës së përfolur aliene “Area 51” në SHBA.

Nëse mbani mend rreth dy vjet më parë çështja kishte mbledhur interes publik dhe rreth 2 milionë amerikanë nënshkruan një peticion për të hyrë në forcë dhe zbuluar ato që ushtria fsheh aty.

Por qoftë për mirë apo për keq, kjo nuk u realizua pasi ata që afroheshin aty mund ta kishin pësuar keq.

Dhe në fakt në atë grumbullim u mblodhën vetëm rreth 150 vetë, çka e kompromentoi pak moton “Askush nuk na ndal dot!” që kishte lëvizja, shkruan me ironi rrjeti britanik sUnilad.

I vetmi person që mblodhi kurajon për të kaluar mes portës ishte një grua 60-vjecare amerikane që tashmë përballet me një gjobë $1000 për kalim të jashtëligjshëm prone.

Një tentativë e ngjashme shihet në video e një babe e biri me motoçikleta që kur i afrohen zonës Area 51 gjenden përpara ushtarëve të armatosur.

Motoçiklistët urdhërohen të ngrejnë duar lart teksa ushtarët nxjerrin armët e tyre dhe kontrollojnë të ardhurit.

Dyshja nuk pëson gjë përveç kërcënimeve e fjalorit vulgar të ushtarëve të cilët i urdhëruan të marrin motoçikletat e të “zhduken prej këndej”.

Baza Area 51 dyshohet prej kohësh si një vend i mbajtjes së alienëve dhe UFO-ve që kanë ardhur në tokë gjatë viteve.

Deri para pak vitesh qeveria amerikane nuk pranonte ekzistencën e bazës ‘Area 51’ dhe nuk do ta bënte kurrë po të mos kishin dalë informacionet në rrjet.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu