Vidhte në qendër tregtare, tërhiqet zvarrë nga punonjësit (VIDEO)

Lucy Callaghan ka filmuar monentin në një qendër tregtare në Londër, kur punonjësit e tërhoqën zvarrë për më se 100 metra, një njeri të dyshuar për vjedhje.

Blerësja 40-vjeçare, iu ka kërkuar atyre ta lëshojnë dhe mos ta rrahin, ndërsa me të merren forcat e rendit.

“Ku po e dërgoni, prapa lokalit në mënyrë që ta rrihni a po jo”, ka thënë Callaghan, kurse ata i kërkuan të largohet dhe t’i shikonte punët e saj.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të dyshuarin, ndërsa punonjësit mund të dënohen për dhunën që ushtruan mbi të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu