Villa tregon të vërtetën me Messin

David Villa e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Sulmuesi spanjoll, pjesë e Vissel Kobe në Japoni, me përfundimin e sezonit do të duhet të mendoje se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Sigurisht më parë do të pushojë dhe të qartësojë gjërat në kokën e tij. Fillimisht ka menduar të sqarojë për të gjithë raportin me Lionel Messi.

Fjalët e shumta për një marrëdhënie jo të mirë mes të dyve janë hedhur poshtë nga Villa. “Asnjëherë nuk kam pasur polemika, me Messin apo me ndonjë shok tjetër skuadre”, shprehet sulmuesi, i cili kërkon të tregojë se ka qenë korrekt kudo ku ka luajtur dhe nuk është ata që shkaktojnë telashe.

‘Messin e konsideroj një koleg të shkëlqyer dhe ndihem me shumë fat që kam luajtur në një ekip me të”, është shprehur Villa në emisionin “El Transistor” në “Onda Cero”. Sulmuesi dhe Messi ishin protagonistë në finalen e Champions League në vitin 2011, kur i shënuan dy golat që i dhanë trofeun Barcelonës ndaj Manchester United.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu