Visar Ademi për koncertin e BDI: Opozitë koti, shumë i kanë еdhe ato 2 3 komuna që i udhëheqin

Bashkimi Demokratik për Integrim festoi ditëlindjen e 20-të të formimit, me një koncert të madh dy ditor në Maqedoni, me këngëtarët më në trend të momentit, duke i paguar ato me shuma të majme, shkruan InfoShqip.

Lidhur me këtë ka reaguar në rrjete sociale analisti Visar Ademi, i cili e kritikon ashpër opozitën duke thënë se nuk i meritojnë as ato 2 3 komunaë që i udhëheqin, madje ‘shuëmë i kanë” thotë ai.

Në vazhdim postimi i plotë i Ademit:

“Opozitë koti!
Në vend që ti bëj “desant” dmth me i’a vjedh skenën BDIse në koncert p.sh. me 100 të rinj që do shpalosnin pankarta për krejt keq-bërjet dhe skandalet e pushtetit ashtu siç bëjne protestuesit e vërtetë (nëpër botë) ato dalin në press konferenca patetike për të treguar se sa kushton koncerti.
Me këtë kapacitet që kanë gjynah edhe ato 2-3 komuna që i udhëheqin…Biles edhe ato shumë i kanë” – u shpreh ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu