Kryetari I komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot deklaroi se Visar Ganiu është kandidati I ri për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet locale të këtij viti. Ai theksoi se Ganiu ka mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë, duke marrë parasysh kontributin e dhënë deri më tani.
Ndërkaq, kryetari i tanishëm i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, përsëri do të jetë kandidat I BDI-së për kryetar të Kërçovës në zgjedhjet locale të tetorit, njofton InfoShqip.
Vendimi është sjellë mbrëmë në degën e BDI-së të Kërçovës me liderin e partisë, Ali Ahmeti./InfoShqip.com










