Visar Ganiu njofton se komuna e Çairit do i ndihmojë Preshevës për të sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se komuna e Çairit i vijë në ndihmë Preshevës pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e mëdha që ndodhën së fundmi në Preshevë për të sanuar dëmet e shkaktuara, transmeton InfoShqip.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë:

Pas lajmeve që morëm për vërshime të mëdha në më shumë fshatra të rajonit të Preshevës, bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, me makineri dhe ekipe speciale ju dolëm në ndihmë qytetarëve të rajoneve të goditura për të sanuar dëmet e shkaktuara.

Duke patur respektin më të madh ndaj banorëve të rajonit të Preshevës, sikurse edhe autoriteteve vendore, dua t’i përkujtoj se gjithmon jemi në gatishmëri të plotë për t’ju dalë në ndihmë në rrethana të tilla të fatkeqësive natyrore.

Rastet e tilla vetëm se na i forcojnë lidhjen tonë kombëtare dhe dëshmojnë se kur një pjesë e jona është e rrezikuar, pjesa tjetër është gjithmonë këtu për të ndihmuar” – shkruan ne postimin e tij Visar Ganiu./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu