Të dy ata janë kryetar të propozuar nga BDI, por edhe pse janë në të njëjtën parti, standardet i kanë të ndryshme sa i përket marrëdhënieve me luksin.
Bëhet fjalë për Visar Ganiun e Çairit dhe Ruzhdi Latën e Dibrës së Madhe.
Visar Ganiu ka zgjedhur që të mos harxhojë para për makinë në shërbim të tij duke vendosur që paratë të shpenzohen në shërbim të komunitetit, shkruan Albeu.com.
“Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për: trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërtimi I këndëve me lojëra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre, mbështetja e organizatave humanitare”., – është shprehur ai dje.
Por, ndryshe nga vepruar Ruzhdi Lata disa ditë më parë. Ai ka blerë një makinë super luksoze me vlerë 50 000 euro në shërbim të tijin.
Bëhet fjalë për xhip “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë për pesë vite.
Këtë shpenzim kolosal ai e justifikon me faktin se makina e mëparshme ka qenë shumë e vjetër, duke mos dhënë shpjegime se përse është zgjedhur një makinë 50 000 euro domosdoshmërisht dhe jo diçka më e lirë. /albeu










