Ballina Lajme Kulturë Visar Rexhepi rikthehet në aktrim në festivalin e filmit në Cyrih

Visar Rexhepi rikthehet në aktrim në festivalin e filmit në Cyrih

Jemi mësuar që Visar Rexhepin ta shohim më shumë në videoklipe duke këndur këngë, por në fakt ata që nuk e dinë vlen të përmendim se Visar Rexhepi është aktor i diplomuar, ndërsa profesorët dhe regjisorët më të cilët kishte punuar Visari kishin paralajmëruar shumë herët se ai ishte një nga talentet e gjeneratës, e që më vonë me rolet që kishte luajtur në shume projekte kishin dëshmuar të njëjtën. Të përkujtojmë se Visar Rexhepi kishte paraqitje të mrekullueshme në “Dy pistoleta” të Dario Fo, “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Edtimiu, pastaj me “Pallati i ëndërrave” të Ismail Kadare e shumë projekte tjera.

Së fundi Visar Rexhepi kthehet me një klip të shkurtër në festivalin e filmit në Cyrih, ndërsa projekti ka të bëjë me ujin, ku ka një numër të madh të kandidatëve. Klipi i cili zgjatë 72 sekonda është në regji të Samet Nuhiut, ndërsa tema ka të bëjë me ujin. Për filmin e shkurtër mundë të votohet ne faqen zyrtare të festivalit duke e zgjedhur kripin me emrin origjina “Wasser Knatsch”, më pas mundë të kyqeni përmes profilit tuaj në “facebook” ose me e-mail adrese, jepni maksimumin e pikëve (5).

Të përkujtojmë se votimi do të jetë i hapur deri më 29.09.2016, ndërsa të gjithë mundë ta bëni këtë në lidhjen më poshtë.

http://72.zff.com/en/2016/1538/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu