Viti i ri akademik do të fillojë në fakultetet publike në formë të kombinuar, studentët e vitit të parë do ta nisin me vonesë

Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës kanë shqyrtuar procesin për fillimin të vitit të ri akademik 2020/21, në situatën e rënduar të pandemisë COVID-19, ndërsa u theksua gatishmëria e të gjitha universiteteve publike të Kosovës, që vitin akademik ta fillojnë më 1 tetor.

Për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik do të fillojë në formë të kombinuar në formën virtuale dhe fizike.

Disa nga aktivitetet e procesit mësimor do të bëhen në formën fizike, si provimi pranues për studentët e ri, provimet dhe në të gjitha rastet universitetet publike do të respektojnë masat antiCOVID-19.

Kurse disa aktivitete të tjera, si ligjërata, konsultime, punime seminari etj. do të vazhdohen në formatin online.

Konferenca e Rektorëve konstaton se si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu