Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, i njohur si këshilltar i kryeministrit Rama ishte ditën e djeshme në Tiranë.
Burime nga Kryeministria thonë se Bler qëndroi vetëm 1 orë në Tiranë ku zhvilloi një takim me Ramën.
Takimi u zhvillua në kohën kur kishin nisur negociatat mes opozitës dhe mazhorancës nën ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein, shkruan Panorama.
Nuk dihen me saktësi temat e takimit mes Ramës dhe Bler. /albeu.com/