Kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe gjatë kësaj jave do të merret me prioritetin e tij të gjashtë-a-shtatë pasi do të zhvillojë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron. Por, çka i thoshte Macroni, Kurtit më 23 mars?
Kryeministri i Kosovës kishte mbajtur një takim dje me këshilltaren politike të presidentit francez Macron në Ballkan, Isabelle Dumont. Në atë takim ishte diskutuar edhe vizita e fundit e kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.
Pikërisht në njoftimin e këtij takimi, Zyra e Kryeministrit njoftoi se do të ndodhte takimi i presidentin francez Emmanuel Macron me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Në një letër dërguar kryeministrit Kurti më 23 mars 2021, një ditë pas formimit të qeverisë së re, Emmanuel Macron e uronte atë për detyrën e marrë por i jepte edhe mesazhe me rëndësi që besohet se do të zënë vend në agjendën e bisedimeve në takimin në Paris.
Pjesa më e rëndësishme e kësaj letre i dedikohej pikërisht dialogut me Serbinë.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës suksese të Serbisë. Të jeni të sigurtë se do të keni mbështetjem time të plotë.” – thoshte z. Macron.
Sidoqoftë, takimi në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin duket se nuk ka shkuar sipas pritjes së shumë figurave të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtarë të përfshirë në këtë çështje. Kurtit së fundi kundër për Asociacionin me ton të ashpër i ka dalë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.









