Vjedhje e rëndë në Gostivar, hajnat marrin tërë arin nga një shtëpi

Mëngjesin e sotëm në intervalin kohorë nga 7 deri në ora 8, persona të panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e një 52 vjeçari nga Gostivari, e cila gjendet në rrugën “143”, njofton FLAKA.

Sipas informatave nga policia, hajnat janë futur brenda nga deri e cila ka qenë e hapur dhe pa mos u vërejtur nga askush kanë kaluar përreth kuzhinës ku kanë qenë duke fjetur vajzat e pronarit të shtëpisë të moshave 18 dhe 20 vjet. Pastaj kanë hyrë edhe te dhoma e gjumit, kanë kërkuar, por nuk kanë marrë asgjë, e prej ku nga një komodinë në dhomën e ndenjës kanë gjetur një çantë shkolle, në të cilën ka pasur arë.

Nga kutia ku ka qenë i vendosur ari në brendi të çantës, kanë marrë disa copëza të ndryshme ari, si: qafore nusesh, bylyzik, gjerdan, etj. Hajnat nuk janë mjaftuar me kaq, nga kuzhina kanë marrë edhe një laptop, dhe me gjësendet e marra janë larguar në drejtim të panjohur.

Vlera e gjësendeve të vjedhura përllogaritet në 300 mijë denarë. Nga policia njoftojnë se në vendngjarje kanë kryer hetim dhe marrin masa për gjetjen e hajnave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu