Vjen dimri i vonuar, nesër pritet të bjerë shi, të martën borë

Gjatë ditës së nesërme priten reshje shiu pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore dhe gjatë natës në pjesën tjetër të vendit dhe borë në male.

Nga e marta reshjet e borës do të shtrihen në disa nga zonat e ulëta. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Nesër paradite nëpër lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë në drejtim të Povardarisë nga drejtimi juglindor.

Pasdite fillimisht në pjesët perëndimore dhe gjatë natës në pjesët tjera do të ketë reshje të herëpashershme shiu, kurse në male borë ku do të formohet mbulesë e re bore, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu