Vjen në Tiranë ‘Çenari’: Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër (FOTO)

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij Almeda Abazi.

Një muaj më parë u përhap lajmi se aktori turk do të vinte për herë të parë në Shqipëri, për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, që drejtohet pikërisht nga gruaja e tij.

Ndërkohë aktori pritet të takohet me familjarët e Almedës, ndërsa kjo e fundit konfirmoi se Tolgahan do jetë pjesë e “Dancing”, por se çfarë roli do ketë ai në finale, nuk e zbuloi duke e lënë surprizë për të premten.

“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolgahan për “iconstyle.al”.

Ndërkohë, çifti në fjalë janë shumë të suksesshëm në Turqi, dhe kanë arritur të bëhen pjesë e shumë projekteve të suksesshme filmike në shtetin turk.

Almeda pati një sezonë të suksesshme gjatë prezantimit në “Dancing with the Stars”, teksa duket se finalja do të jetë edhe më e bukur për të me praninë e bashkëshortit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu