Vjosa Osmani i tregon popullit çka i shkroi Bideni: Citon fjalë pas fjale pjesën për dialogun

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar mëngjesin e sotëm një letër nga presidenti Joe Biden pas kërkesës së saj për ndihmë në lidhje me sigurimin e vaksinave antiCOVID. Por, kjo letër nuk ka qenë edhe aq e këndshme për të.

Biden i ka përsëritur Osmanit rëndësinë e madhe që ka dialogu i Kosovës me Serbinë edhe në këtë letër, derisa ka përmendur se do të jetë e nevojshme të bëhen “kompromise të vështira” dhe “kompromise fleksibile” nga ana e vendit tonë. Dihen qëndrimet e Vjosa Osmanit për çështjen.

Sa i përket vaksinave, Osman parafrazon paragrafin e fundit në letrën që i ka dërguar Biden e ku përmendet programi COVAX, nga i cili Kosova ka përfituar tashmë 24 mijë doza të AstraZenecas, raporton Periskopi. Biden i thotë asaj se ekipi i tij do të kontaktojë me të nëse shtohet sasia e vaksinave në ShBA.

Statusi i plotë:

E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të popullit amerikan.

Presidenti Biden thekson partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Ai poashtu ka theksuar se do të punojë me ne në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu