Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani njëherit nënkryetare e LDK-së, është deklaruar lidhur me pozicionin e saj kur vendosi që të mos e votojë Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja.Osmani ka treguar nëse është penduar apo jo, se nuk ka votuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.”Në asnjë moment.
“Për shumë arsye”, ka thënë ajo.
”Ne kemi parë që votën e 61 ja ka siguruar presidenti i vendit. Kjo jo vetëm që e bënë të kontestueshëm legjitimitetin politik në aspektin popullor”.
”Ne tashmë kemi dy lëndë në Kushtetuese ndaj kësaj Qeverie. Pra nuk mund ta quaj unë këtë Qeveri të LDK-së”.Ajo në Syri Television, u shpreh se LDK e braktisi rrugën që nisën bashkë, përcjellë Klan Kosova.
”Partia ime ka ditur qëndrimet e mia, qysh herët”.”Qysh kur vendosi të më kandidojë për Kryeministre. Vendosën të më kandidojnë pikërisht për këto qëndrime. Nuk kam shkuar aty si person teknik, por si person që ka qëndrime, që të gjithë e kanë ditur se ato nuk do t’i ndryshojë asnjëherë”.
”Këto i ka ditur partia dhe nuk mund të sillet sikur kam tradhtuar një qëndrim. Ata e kanë braktisur këtë rrugë, jo unë”.










