Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.Xhudistja nga Kosova, arriti t’a mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale.
Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq.Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi menjëherë pas fitores së saj.
Ajo tha se në këtë ditë zie, Nora i solli dritë Kosovës.“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! “, shkruan Osmani.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë.









