Vjosa Osmani po formon parti të re, ja detajet që po qarkullojnë?

Ndonëse nuk është distancuar zyrtarisht nga LDK-ja, pasi kjo e fundit e shkarkoi nga të gjitha pozitat, Vjosa Osmani pritet të dal publikisht me njoftimin për hapjen e një partie të re, të cilën do ta drejtojë vet ajo.

Merret vesh nga burimet e “Bota sot” se Osmani është në proces të hapjes së partisë së saj, e cila do të quhet Lidhja e Re Demokratike.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, profesor Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” u shpreh që është e pritshme një parti e re nga znj. Osmani mirëpo që shpresojm që të mos e ketë fatin e subjektëve që krijuan pas ndarjeve nga partitë e tyre.

Sipas tij, Vjosa Osmani duhet të ketë kujdes në ketë përfundim. Sa do të korrë sukses varet nga kuadrot që i ofron dhe nga hapja si subjekt.

“Në skenën politike të Kosovës është zakon që pas çdo humbjeje në parti nga vjen personi nga ai të krijohet një parti e re. Nuk dua të besoj se znj.Osmani do të ketë fatin e subjektëve të shumta që u krijuan pas ndarjeve dhe të cilat përfunduan me likuidim. Këtë përfundim nuk ia dëshiroj znj.Osmani. Megjithatë, znj. Osmani duhet të ketë kujdese në ketë përfundim. Sa do të korrë sukses varet nga kuadrot që i ofron dhe nga hapja si subjekt. Nëse do të kemi parti të ngurtë është e domosdoshme që të përfundoi shumë rëndë”, thotë Kelmendi.

Më tej, profesori shprehët skeptik në lidhje se sa do të ketë sukses pasiqë kemi shembuj të Dacit e Limaj e shumë të tjerë që nuk u panë të suksesshëm pas largimit të partive të tyre.

“Por, me hapjen e saj dhe me mundet që normat demokratike të jenë bazë e ndërtimjet të partisë mundet të jetoj. Sa do të rritet! Jam shumë skeptik se do të ketë suksese në rritje. Këtë e kemi parë te Nexhat Daci, te Fatmir Limaj, te Mimoza Kusari-Lika dhe te shumë politikanë të tjerë. Kudo kemi likuidime. Pra, nuk është treguar e suksesshme ndarja dhe subjekti i ri. Por, të shpresojmë se z.Osmani do të ketë suksesë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu