Vjosa Osmani takohet me Shpend Ahmetin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KuvendiOsmani ka përgëzuar për menaxhimin e situatës me pandeminë e coronavirusit. Ajo tutje theksoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik, si dhe të bëhet bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror.

“Të fuqizohet bashkëpunimi ndërinstitucional në përballimin e pandemisë”, tha Osmani, thuhet në njoftimin e Kuvendit.Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, kryesuesi i kuvendit komunal, zyrtarë të drejtësisë për shëndetësi dhe asaj për inspekcion”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ata e njoftuan Osmanin për gjendjen dhe nevojat e identifikuara në terren.Osmani dhe Ahmeti ftuan të gjithë qytetarët që tu përmbahen daljeve të panevojshme dhe t’i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu