VLEN: Taravari shkoi për 6 komuna, ngeli me 4 dhe përfundoi me 0

Koalicioni VLEN reagoi ndaj ASH-Taravari pas mosrealizimit të censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke e cilësuar si “përgjigje ndaj akrobacioneve politike që u bënë për interesa personale”.

“Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale”, thonë nga VLEN.

Komenti drejtohet kryesisht ndaj Arben Taravarit, por edhe ndaj Isen Shabanit:

“Menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri.”

VLEN përfundon me një metaforë për situatën politike:

“Taravari shkoi për gjashtë komuna, ngeli me katër dhe përfundoi me ZERO.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu