VLEN: Zgjedhjet treguan që BDI është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut

“Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime”, thonë nga koalicioni VLEN në kumtesë pas rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Nga VLEN thonë se e lexojnë rezultatin si nisje të politikës së përgjegjësisë.

“Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik. Këtë nuk e thotë VLEN, e thotë vota e lirë e shqiptarëve. Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re. Shqiptarët e dinë saktë se kush punon dhe kush mashtron, kush ndan dhe kush bashkon. Kjo votë e qartë është fund i një epoke dhe fillim i një vizioni të ri për politikën shqiptare”, thonë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu