VMRO akuzon PSP-në: Je turpi i sistemit të drejtësisë

VMRO-DPMNE-ja me anë të një deklarate për medie, ka thënë se Prokuroria Speciale Publike është turpi i sistemit të drejtësisë.

Ky reagim ka ardhur pas konferencës për shtyp të PSP-së, ku thuhet se PSP-ja po vazhdon politikën e saj kundër mediave dhe gazetarëve të cilët nuk janë nën kontroll të Zoran Zaevit, dhe nga ana e së cilës u paraqiten si armiq më të mëdhenj politik, gënjeshtar.

“PSP po tenton të frikësojë dhe censurojë mediumet të cilat nuk punojnë siç dëshiron Zoran Zaev. PSP në mënyre të drejtpërdrejtë vazhdon të shkelë të drejtën bazë të lirisë së shprehjes si parim më i lartë i demokracisë.

PSP është turpi i sistemit të drejtësisë. Ngjarja e sotme me shkronjën “T” ishte plotësisht në funksion të shpërqendrimit nga Platforma e Tiranës të cilën e pranoi Zoran Zaev vetëm e vetëm që të vijë në pushtet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia për krimet e bëra”, thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu