VMRO akuzon Zaevin pse takoi diasporën shqiptare në Zvicër

VMRO-DPMNE-ja ka thënë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev para diasporës shqiptare në Zvicër i ka zbuluar motivet e krizës dyvjeçare në të cilën e futi Republikën e Maqedonisë.

Ivica Konevski, kryetar i komitetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, dy qëllimet e tij kryesore të cilat publikisht i theksoi janë ridefinimi i shtetit dhe ndryshimi i rregullimit kushtetues dhe shkatërrim të pozicioneve të Republikës së Maqedonisë në kontestet që i ka me fqinjët, duke e përfshirë edhe çështjen për emrin.

“I aboluari Zoran Zaev para diasporës shqiptare në Zvicër hapur e akuzoi Republikën e Maqedonisë se tek ne ka qenë problemi që po tentojmë ta ruajmë emrin kushtetues dhe identitetin kombëtar. Turpëruese dhe jodinjitoze për një politikan i cili është lider partie. E akuzoi Maqedoninë se tek ne është problemi që nuk na pranohet gjuha dhe populli dhe që minoritetet tona në vendet fqinje nuk i gëzojnë të drejtat e njëjta”, tha Konevski.

Para diasporës shqiptare Zaev tha, shtoi ai, se korniza e Marrëveshjes së Ohrit nuk ka qenë e mjaftueshme, duke i premtuar diasporës shqiptare se ai do ta ndryshojë Kushtetutën, do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe dhe do ta federalizojë Maqedoninë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu